×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Pandemia zvogëlon importin dhe eksportin në Kosovë

    FrontOnline
    17 Maj 2020

    Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi ka prekur pothuajse në të gjitha sferat ekonomike. Që nga shpallja e masave emergjente që janë marrë për parandalimin dhe përhapjen e koronavirusit, në Kosovë është zvogëluar edhe importi i produkteve, që nënkupton edhe rënie të konsumit.

    Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, vetëm për muajin mars dhe prill të këtij viti, importi i produkteve ka shënuar rënie, mbi 139 milionë euro, kurse eksporti i mallrave nga Kosovë në vende tjera në mbi 3 milionë euro.

    “Nga data 01.03. 2020 deri më 30.04.2020 importi i produkteve nga shtetet tjera në Kosovë ka qenë mbi 441 milionë euro, nga mbi 580 milionë euro sa ka qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

    “Kurse eksporti nga mbi 61 milionë euro sa ka qene në muajin mars dhe prill të vitit të kaluar, ka rënë në 58 milionë euro”, ka thënë Adriatik Stavileci në një përgjigjje për Radion Evropa e Lirë.

    Paralelisht me importin, rënie ka pasur edhe konsumi, çka sipas ekspertëve për çështje ekonomike, kjo drejtpërdrejtë ndikon në të hyrat buxhetore të shtetit.

    Kjo, pasi vlera më e madhe e buxhetit mbushet nga të hyrat e Doganës se Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Kosova është e varur nga importi i produkteve të huaja, qoftë nga rajoni apo nga vendet e Bashkimit Evropian, pasi industria e prodhimit vendor ende mbetet pak e zhvilluar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.