
India njihet shumë për trafikun e madh që krijohet nga automjetet gjatë ditës.
Por këtë herë duket se shkaktar i këtij trafiku është bërë një leopard i cili ka dalë në qytetin e Mailardevpally, Rajendranagar.
Duket se ai ka gjetur rehati dhe qëndron i ulur pranë trotuarit, ndërkohë që të gjitha automjetet kanë ndaluar.
Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, leopardi sulmoi një shofer të një kamioni i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Punonjës të kopshtit zoologjik të qytetit arritën që ta kapin atë ku më pas e kthyen në habitatin e tij natyral.