×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Sulmet kibernetike godasin kompanitë e ndërtimit të spitaleve Covid-19

    FrontOnline
    14 Maj 2020

    Dy kompani të përfshira në ndërtimin e spitaleve Covid-19 janë goditur nga sulmet kibernetike këtë muaj.

    Kompania ‘Interserve’, e cila ndihmoi në ndërtimin e spitalit NHS Nightingale të Birmingham dhe kompania ‘Bam Construct’, e cila ndërtoi spitalet Yorkshire dhe Humber, kanë raportuar incidentet tek autoritetet, shkruan BBC.

    Në fillim të këtij muaji, qeveria paralajmëroi se grupet e kujdesit shëndetësor të përfshirë në përgjigjen ndaj virusit ishin në shënjestër të hakerëve. Sulmet nuk ishin të lidhura me njëra-tjetrën.

    Por ‘Bam Construct’ tha se sulmi kibernetik ndaj tij “përbën një pjesë të valës së sulmeve ndaj organizatave publike dhe private që mbështesin përpjekjen kombëtare kundër Covid-19”.

    Një zëdhënës tha se kompania kishte mbyllur faqen e saj të internetit dhe disa sisteme të tjera si masa paraprake, pasi u godit nga një virus kompjuterik. Biznesi i përditshëm kishte mbetur kryesisht i pa ndikuar.

    Interserve, ndërkohë, tha “disa shërbime operative mund të preken”. Kompania po punon me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike (NCSC) për “të përmirësuar dhe korrigjuar situatën” dhe paralajmëroi punonjësit, ish-punonjësit, klientët dhe furnitorët që “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar gjatë kësaj kohe”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.