
Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka pyetur se a kanë kërkuar leje nga Policia e Kosovës qindra persona që dje dolën për të bërë prova për protestë në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
Protestat e paralajmëruar në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë nisur paraprakisht me një provë. Qindra persona janë mbledhur në shesh, ndonëse masat kundër përhapjes së pandemisë ndalojnë rreptësisht diçka të tillë.Por, qindra praktikantët për protestë nuk u penguan nga askush dhe qëndruan të mbledhur për disa minuta. Lulzim Peci thotë se nëse nuk ka pasur leje për të dalë në shesh, e institucionet po hestin atëherë ky është skandal, apo “simulim i rikapjes së shtetit”.
Shkrimi i plotë:
Bash kisha pasur deshire qe dikush nga Qeveria te na tregoj se simuluesit e “protestes” se djeshme ne sheshin Skenderbeu, a kane kerkuar leje nga Policia e Kosoves.Nese kane bere kerkese, eshte mire qe ate ta bejne publike, se bashku me lejen perkatese. Nese nuk kane marre leje dhe kjo ka ndodhur duke e vene ne rrezik shendetin publik dhe shkejle te masave qeveritare, dhe Qeveria e Policia heshtin, atehere kjo eshte skandal, apo ndoshta edhe kjo eshte simulim i “ri-kapjes” se shtetit. ?