×
  • Auto
  • Auto

    Audia prezanton në Rusi super A8-shin antiplumb

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Por të mos shihej drita e kaltër LED nga lartë, ky Audi do të dukej si modeli standard A8 L, por ajo se çfarë ai përmban nën ‘lëkurë’, e bënë këtë veturë super speciale.

    Ky version i quajtur ‘Security’ është antiplumb i klasit VR9 ndërsa xhamat të klasit 10.

    Pesha e tij arrin në 3,875 kilogram për shkak të trupit të tij antiplumb si dhe pjesët ekstra të Audisë.

    Audi A8 L Security ka sistemin për fikje të zjarrit nga poshtë tij, mbrojtës të rrotave e mbrojtës të karburantit.

    Për ta kthyer modelin standard të A8 L në Security, Audis i janë dashur 400 orë punë ekstra ndërsa është prodhuar në një fabrikë të dedikuar për të.

    Të gjitha veturat anti-plumb të kësaj kompanie janë testuar nga autoritetet e sigurisë, për të testuar rezistencën e saj ndaj snajperëve, granatave e armëve automatike.

    Në një ngjarje reale, kjo veturë do të jetë në gjendje të largohet nga vendi i rrezikshëm edhe nëse i shpërthehen gomat, me një shpejtësi deri 80 kilometra në orë.

    Derisa versioni ‘Security’ është i bazuar në modelin A8 L, fuqia e tij vije nga modeli S8, i cili prodhon 563 kuajfuqi ndërsa bënë që kjo veturë shpejtësinë nga 0 në 100km/orë ta arrij për 6.3 sekonda e atë maksimale, të limituar në mënyrë elektronike, në 210km/orë, transmeton KOHA.

    Audia këtë veturë fillimisht do ta ofrojë vetëm në Rusi për një çmim fillestar afër 750 mijë dollarë ndërsa thotë se pas porosisë, ajo kërkon 3 deri 6 muaj për tu prodhuar dhe dorëzuar klientit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.