×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bill Gates: E paralajmërova Trump-in për rrezikun e një pandemie që në 2016

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Në dhjetor të vitit 2016, Bill Gates paralajmëroi presidentin Donald Trump në lidhje me kërcënimin që mund ti kanosej SHBA nga pandemitë, raportoi të hënën Wall Street Journal .

    Gjatë një takimi në Trump Tower, Gates diskutoi mbi rreziqet e sëmundjeve infektive dhe i kërkoi Trump që të përparonte në përpjekjet e vendit për gatishmërinë ndaj sëmundjeve të tilla- këshilla që ai personalisht ua dha edhe kandidatëve të tjerë presidencialë të vitit 2016, sipas The Journal.

    Gjatë një konference në 2015, Gates tha që viruset paraqesin ” rrezikun më të madh të katastrofës globale “.

    “Nëse ka diçka që mund të vrasi mbi 10 milion njerëz gjatë dekadave të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus infektues sesa një luftë. Jo raketa, por mikrobe”, tha Gates gjatë bisedës, duke shtuar se qeveritë kanë shpenzuar sasi të mëdha të parave mbi shmangien e luftës bërthamore por asgjë për “sistemet që mund të luftojnë epidemitë”.

    Pavarësisht presionit të publikut dhe zyrtarëve, Gates tha për The Journal: “Do të dëshiroja të kisha bërë më shumë që të gjithë ti kushtonin më tepër vëmendje rrezikut që po vinte”.

    Filantropisti dhe fondacioni, Bill & Melinda Gates, ka dhuruar më shumë se 300 milion dollarë në përpjekjet e gjetjes së një vaksine kundër koronavirusit.

    Përveç Gates edhe zyrtarët e shëndetit publik, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe zyrtarët nga administrata e Obamës të gjithë u përpoqën t’i kushtojnë vëmendje kërcënimit.

    Trump është përballur me kritika të ashpra për hapat që ai ndërmori gjatë përhapjes së koronavirusit përfshirë zvogëlimin e fondeve për agjencitë dhe programet qeveritare përgjegjëse për zbulimin dhe përgjigjen ndaj epidemive dhe injorimin e paralajmërimeve të shumta për një shpërthim.

    Kritikët gjithashtu thanë se ai minimizoi publikisht kërcënimin e COVID-19, edhe pasi ishte përhapur gjerësisht në SH.B.A., dhe kundërshtoi reagimin e hershëm të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.