
Rreth 60 % e kompanive kosovare që merren me prodhimtari kanë raportuar rënie të të hyrave financiare për muajin e kaluar si pasojë e pandemisë.
Kështu bëri të ditur në një intervistë për portalin Front Online, kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.
Shkaktari i uljes së të hyrave është i njohur për Panxhan.
Sektori i prodhimit, ‘sherrin’, sipas tij, ia pa mbylljes së bizneseve të sektorëve tjerë, shkruan Front Online.
“Mos të harrojmë që sektori i prodhimit nuk është mbyllur direkt, por sektorët e tjerë, që konsumojnë produkte: ndërtimtaria, gastronomia apo shërbime tjera, kanë qenë të mbyllur për një periudhë. E kjo do të reflektohet edhe në të hyrat e sektorit te prodhimit”, theksoi ai për Front Online.