×
  • Lajme
  • Lajme

    Lista Serbe mbron gazetaren e RTK2: Përmendja e fjalës “Metohi” garantohet me Kushtetutë

    FrontOnline
    12 Maj 2020

    Lista Serbe ka reaguar pasi që moderatorja e RTK’së, Aleksandra Dogangjiq mori kritika e iu përmend edhe shkarkimi pas referimit që i bëri Kosovës me termin “Kosova dhe Metohija”.

    Përmes një reagimi nisur për media, nga Lista Serbe kanë deklaruar se njoftimi për shkarkimin e saj është presioni i fundit që po bëhet ndaj serbëve në Kosovë dhe lirisë së fjalës.

    “Lista serbe i kujton publikut se gazetarja e kanalit serb është “akuzuar” për shkelje të rregullave sepse ajo përdori termin “Kosova dhe Metohija” në program. Kujtojmë publikun se edhe kushtetuta e Kosovës që u miratua në Prishtinë në nenin 59.9. garantoi të drejtën e qytetarëve për të përdorur “emrat vendorë, emrat e rrugëve dhe shenjat e tjera topografike. Shqiptarët përdorin termin Dukagjini për zonën e Metohisë, kështu që padyshim në Prishtinë ata mendojnë se serbët nuk kanë të drejtë të përdorin toponimet e tyre”, thuhet në reagim.

    Në këtë reagim nga Lista Serbe kanë deklaruar se gazetarët dhe redaktorët e RTK’së kanë transmetuar një numër të madh të kronikave me plot shovinizëm dhe urrejtje dhe asnjë gazetar nuk është pushuar nga puna.

    “Sigurisht, raportimi skandaloz i Radiotelevizionit të Kosovës, i cili u përcaktua nga OSBE si i papërshtatshëm sepse ato kontribuan në sulmet etnike dhe pogromën e serbëve në 2004, mbetet në kujtesë, për të cilën askush nuk dha përgjegjësi”, thuhet në këtë reagim.

    “Lista serbe dënon me forcë shtypjen e të drejtave të popullit serb nga drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe kërkon reagimin më urgjent të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Metohija, por edhe OSBE, UNMIK, ambasadorët e QUINT’it dhe të gjitha shoqatat e gazetarëve”, kanë deklaruar nga Lista Serbe.

    Moderatorja Aleksandra Dogangjiq e Radio Televizionit të Kosovës, kanali i dytë, që transmeton program në gjuhën serbe, vazhdon t’i referohet Kosovës me termin e Serbisë “Kosova dhe Metohija”.

    Dogangjiq për herë të parë në një transmetim të lajmeve në RTK2 kishte përdorur këtë term edhe në dhjetor 2018, pas së cilës ishte suspenduar për një muaj.

    E njëjta, në edicionin e lajmeve të 3 majit të këtij viti, sërish e ka përdorur termin “Kosova dhe Metohija”.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.