×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Heshtja e BE-së rreth deklaratave të Borell për kufijtë shton konfuzionin dhe pasigurinë

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se heshtja dhe toleranca e kryeqyteteve të BE-së për fleksibilitetin e idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan nga Borell shton konfuzion dhe pasiguri.

    “Kurrë nuk do të ketë një Marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa një kornizë të parimeve të saj”, ka shkruar Haradinaj në një postim në Twitter, përcjell Telegrafi.Reagimi i

    Haradinajt vjen pasi përfaqësuesi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel dhe zyra e tij e mandatuar për të ndërmjetësuar bisedimet e ardhshme në mes të Kosovës dhe Serbisë duket se nuk e përjashtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve në rast të një marrëveshjeje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Një gjë e tillë me gjasë konsiderohet si opsion, edhe pse Gjermania, disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar e hedhin poshtë për shkak të frikës për konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

    Borrell në një intervistë me gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ka thënë se u takon dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për çfarë do të merren vesh.

    Sipas tij, nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.