×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    7 truke të çuditshme të gjysheve tona, që funksionojnë më së miri

    FrontOnline
    11 Maj 2020

    Në çdo rast prindërit dhe gjyshërit tanë gjithmonë kanë një këshillë për të na dhënë. Kur grindemi me një mik ose nëse duhet ta kthejmë faqen, ata mund t’u përgjigjen pyetjeve të mëdha të jetës. Ata gjithashtu i njohin të ashtuquajturat ‘receta natyrale të gjyshes’, të cilat ehe pse mund të duken të çuditshme, shpesh funksionojnë!

    Në çdo rast prindërit dhe gjyshërit tanë gjithmonë kanë një këshillë për të na dhënë. Kur grindemi me një mik ose nëse duhet ta kthejmë faqen, ata mund t’u përgjigjen pyetjeve të mëdha të jetës. Ata gjithashtu i njohin të ashtuquajturat ‘receta natyrale të gjyshes’, të cilat ehe pse mund të duken të çuditshme, shpesh funksionojnë!

    Në vijim do të gjeni disa këshilla të çuditshme që kanë ekzistuar për vite por që gjithmonë vlejnë:

    Selino për erën e keqe të gojës. Sipas disa gjyshërve, selinoja është ideale për luftimin e halitozës. Ju nuk duhet të përtypni çamçakëz, por selino dhe era e keqe do të largohet!

    Hithër kundër rënies së flokëve

    Kjo mund të duket e çuditshme, por disa prova kanë treguar se kjo metodë me të vërtetë funksionon. Hithra përmban një nivel të lartë të proteinave, kalciumit, fosforit, hekurit, magnezit, beta-karotenit dhe vitaminave komplekse si A, C, D dhe B. Shumë prej këtyre substancave nxisin rritjen e flokëve. Ajo që duhet të bëni është që të vloni ujin dhe në një filxhan vendosni 3-5 gjelle hithër, mbi të hidhni ujin e vluar dhe pini çajin e përftuar. Kujdes: hithra gjithashtu përmban silic, i cili mund të bëhet i dëmshëm nëse konsumohet në sasi të mëdha!

    Sodë buke kundër infeksioneve urinare

    Gjyshërit tanë, që kanë më shumë përvojë se ne, duket se kanë një përgjigje për çdo dyshim! Shto sodë buke në një gotë uji dhe infeksionet e traktit urinar do të zhduken brenda një kohe të shkurtër. Soda e bukës lehtëson infeksionin, duke parandaluar shumimin e baktereve. Por nëse simptomat tuaja shfaqen shpesh ose keni shumë dhimbje, duhet të kontaktoni një mjek.

    Ullinj kundër zënies nga makina

    Ullinjtë janë të pasur me acide, të cilat shmangin prodhimin e tepërt të pështymës. Kur vuani nga zënia e makinës, goja juaj mbushet me pështymë dhe ju rrezikoni të ndjeheni të pafuqishëm ose të sëmurë! Herën tjetër që duhet të shkoni në një udhëtim, blini disa ullinj, një alternativë e lirë dhe e shijshme në ndryshim nga ilaçet.

    Kajsi të thata kundër kapsllëkut
    Është një nga këshilla më të mira të gjyshes kur keni kapsllëk. Kajsitë e thata janë plot me fibra dietike që ndihmojnë tretjen dhe parandalimin e ënjtjes së barkut.

    Patate kundër kafshimit të merimangës

    Patatet ndihmojnë zbutjen e kruajtjes dhe gjithashtu kanë një efekt anti-inflamator, kjo është gjithçka që ju duhet pas një pickimi merimange. Vendosni një copë patate në lëkurë dhe mbulojeni me një fashë. Gjithashtu fshini me patate zonën që ju djeg dhe të gjitha shqetësimet do të zhduken.

    Rrush i thatë kundër artritit

    Këto fruta të vogla, të rrudhura, dinë se si të lehtësojnë simptomat e artritit. Vendosni rrush të thatë gjatë natës në 2 lugë xhin.

    Vitaminat që gjenden në rrushin e thatë kanë një efekt anti-inflamator, i cili, së bashku me xhinin, ndihmojnë në zbehjen dhe zbutjen e dhimbjes.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.