
Asamblisti i VV’së në Komunën e Prishtinës, Arbër Vokrri, ka lëshuar akuza në drejtim të mediave, duke i krahasuar me sëmundjen e murtajës.Ka thënë se mediat, me disa përjashtime të vogla, janë murtajë e rëndë që ka prekur Republikën e Kosovës.
“Mbes i mendimit se mediat kosovare (me naj përjashtim t’vogël) janë murtaja ma e rondë që e ka pllakosë këtë vend”, ka shkruar Vokrri, në një postim në FB.
Ndryshe, ditë më parë edhe zëvendësministri nga radhët e VV-së drejtoi akuza ndaj mediave.
Ky është statusi i plotë i Dugollit:Piskamat shterruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese.
Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën politike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë…
Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur…Gazetari se jo mahi…