
Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha, në një intervistë për Front Online, duke folur për mundësinë që qeverisjen tani ta marrë LDK-ja me partitë në koalicion, tha se tanimë LDK bashkë me VV-në i kanë demantuar të gjitha premtimet për qytetarët.
LEXO EDHE: Anëtari i PDK-së: Ndërkombëtarët e pritën me entuziazëm rrëzimin e Qeverisë “Kurti”
Sipas Hisen Berishës, qeveria “Kurti”, e ka shfrytëzuar pandeminë COVID-19, për ta dëmtuar Kosovën në aspektin e diplomacisë ndërkombëtare.
“Këtë pandemi që po tentojnë që ta shfrytëzojnë. Unë njoh shumë doktor në Kosovë që janë në gjendje që të përballen në mënyrë shumë të suksesshme me të. Kjo ka qenë vetëm një alibi për ta dëmtuar Kosovën për ta degjeneruar ta them në aspektin e diplomacisë ndërkombëtare”, ka pohuar ai.
Mosbesim nga qeverisë në detyrë ka shprehur edhe anëtari i PDK-së. Ai ka theksuar se skeptik është edhe për qeverinë “Hoti”.
LEXO EDHE: Komandanti i Koshares zbulon të pathënat e luftës dhe “krimet” e UÇK-së
“Që nga mbarimi i zgjedhjeve, nuk kam besuar në këtë koalicion dhe nuk besoj dhe jam shumë skeptik edhe në këtë që do të bëhet pra qeveria “Hoti”, por megjithatë Kosovës i duhet sa më shpejt një qeveri e re e cila do ta përgatiste Kosovën për shkuarje në zgjedhje, duke e kryer reformën edhe të pushtetit lokal edhe reformën zgjedhore edhe kështu të krijohet një qeveri e cila në rast se është nevoja të shkohet deri në përfundimin e marrëveshjes dhe ta përgatisë vendim për zgjedhje të ardhshme”, ka thënë Berisha, raporton Front Online.