
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi bëri të ditur se kanë dorëzuar komentet që lidhen me kushtetutshmërinë të dekretit të presidentit sa i përket nominimit të Abdullah Hotit për kryeministër.
Abrashi tha se dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën.
“Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, theksoi ai.
E edhe deputeti Florian Dushi u shpreh njëjtë si kolegu i tij
“ Çka do të duhej të zhvillohej më tutje pas mocionit të mosbesimit të qeverisë. Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.