×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dasmat në Shqipëri nisin nga 23 qershori, vëzhgohen nga mjeku dhe nga polici

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ceremonitë martesore do të rinisin pas 23 qershorit, por gjithçka do të monitorohet prej një efektivi të policisë dhe një mjeku. Në protokollin e posaçëm janë përcaktuar vallet që do të lejohen, si dhe mënyra e uljes në tryezë.

    Një lajm i mirë vjen për të gjitha çiftet që parashikonin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë pas 23 qershorit. Pandemia nuk do të pengojë zhvillimin e dasmave, por ato do të jenë në masa të rrepta sigurie.

    Armand Peza, sipërmarrës: Të bëhen evente vetëm në ambiente të hapura. Kapacitetet le të jenë të limituara deri në 200 persona. Detyrimisht duhet të ruhen standardet. Ajo që ishte planifikuar si tavolinë me 12 persona nuk duhet t’i kalojë 5-6 persona.

    Rregullat e mirëpërcaktuara për ceremoninë martesore do të mbikëqyren nga përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të rendit, të cilët do të ndërhyjnë në rast mosrespektimi.

    Armand Peza, sipërmarrës: Kemi dy supervisorë, një nga Ministria e Shëndetësisë, që do të shohë sa mirë ruhen këto masat dhe në momentin që ky përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë ka të drejtën e botës ta përcjellë te tjetri supervizor i Ministrisë së Rendit. Suprvizori i Ministrisë së Rendit ka gjithë fuqinë që ta shpërndajë këtë event në momentin që mendon se po shkelen rregullat.

    Edhe për vallet është gjetur një tjetër zgjidhje.

    Armand Peza, sipërmarrës: Si organizator eventesh ne e kemi luksin që ta çojmë atmosferën aty ku duam vetë, pra të shmangim ato pogonishtet dhe të bëjmë kërcime të lehta.

    Çiftet që kishin planifikuar të martoheshin para 23 qershorit do të kenë lirinë e zgjedhjes për të shtyrë ose jo eventin.

    Armand Peza, sipërmarrës: Pak e vështirë. Deri tani ata dhe ne kemi vendosur t’i shtyjmë në kohë. Besëtytnia shqiptare që nuk duhet ta ndryshojnë ditën e dasmës. I respektojmë edhe këto.

    Garancia për rinisjen e ceremonive të martesës është marrë pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë, por dhe institucionet e tjera. Ky veprim do të ndikojë jo vetëm në respektimin e së drejtës për çiftet, por dhe për rimëkëmbjen e bizneseve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.