×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla thotë se kanë nisur hetimet për kërcënimet ndaj Behgjet Pacollit

    FrontOnline
    08 Maj 2020

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme në qeverinë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla theksoi në “Ilva Now” se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet, në lidhje me pretendimet e Pacollit, i cili tha se militantë të VV-së e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij. Ai u shpreh se kreu i AKR-së do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij, sapo të kthehet nga Zvicra.

    “Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Po sa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht që njësitë e anti-terrorit do të marrin të gjithë informatat, indiciet që ai disponon për të ashtuquajturin sulmin terrorist shtetëror. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai.

    Ai shpjegoi në “Ilva Now” se nuk ka deklaruar kurrë se Pacolli ka hyrë në Kosovë me veturën e Thaçit. Ministri Sveçla tregoi gjithashtu se Presidenti Thaçi ka kaluar për 100 minuta kufirin e Kosovës, dhe ky kalim drejt Shqipërisë korrespondonte me kohën e aterimit të Pacollit, ndaj sipas tij kjo çështje ka marrë vëmendje të madhe.

    “Unë në asnjë moment nuk kam deklaruar se Pacolli ka qenë në veturën e zotit Thaçi. Unë jam përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve, të cilët kanë pasur pretendime, në bazë të informatave të tyre, por edhe në bazë të informatave të Policisë së Kosovës për sjellje të çuditshme dhe të papërshtatshme të Presidentit të Republikës. Në kohë pandemie zoti Thaçi lëshon territorin e Kosovës në drejtim të Shqipërisë, saktësisht për 100 minuta dhe pas kësaj kthehet në Kosovë duke thyer protokollet. Unë ju përgjigja pyetjeve të mediave, por po ashtu u përgjigja edhe dokumentacioneve që na vinin për daljen dhe hyrjen e tij në Kosovë, në kohën kur kjo korrespondonte me aterimin e Pacollit. Unë nuk kam thëne se ka qenë në veturën e zotit Thaçit, por kam thënë se çfarëdo kalimi ilegal do mund të përmbante shkelje penale”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.