×
  • Lajme
  • Lajme

    “Do të ketë fraksion të ri në Vetëvendosje”

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Në Lëvizjen Vetëvendosje do të ketë fraksion të ri.Kështu ka paralajmëruar deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Driton Selmanaj, raporton Gazeta Blic.Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini duke folur për deklaratën e Kurtit se më nuk do të mund ta shkarkojnë, sepse partia e tij do t’i marrë 51 për qind, Selmanaj shtoi se në këtë parti do të ketë fraksion të ri.

    “Ai më kurrë nuk do të ngarkohet, prandaj edhe nuk ka se si të shkarkohet”, tha ai.

    Sipas tij, Vetëvendosje edhe mund të thyhet, derisa shtoi se mund të ketë frakaione të reja në këtë parti.“Unë Lëvizjen Vetëvendosje kam filluar ta shoh si rrezik për Kosovën”, tha ai.Selmanaj tha se edhe zhvillimet historike kanë dëshmuar se ai nuk ka besuar në proceset në lidhje me shtetësinë e Kosovës.

    “Duke filluar nga Rambuje, e deri tek shpallja e pavarësisë”, tha ai.Deputeti i LDK-së, ndër të tjera tha se Kurti po komunikon me adresa të dyshmita e të gabuara për Kosovën.

    Ndryshe edhe në media ka pasur raportime për përplasjet ndërmjet Kurtit e Konjufcës.Ndaj këtij raportiminka reagur deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili tha se nuk ka kurrfarë pakënaqësie në LDK.

    Reagimi i plotë i Bajqinovcit:

    Veç po lodheni duke spekuluar❤️
    Me gjithë këtë arsenal sulmesh me të pavërteta nga të gjitha këto partitë e vjetra, e përsëri s’ka të ndalur përkrahja e popullit për Lëvizjen Vetëvendosje. Me gjithë rreshtimin e disa mediave (sigurisht, asnjëherë të gjitha mediat), në përhapje të lajmeve të rreme në drejtim të Qeverisë Kurti e LVV’së, e përsëri populli i Kosovës nuk po hamendet por po e zgjeron çdo ditë e më shumë përkrahjen për ne.Ne nuk i kemi vjedhur, as tradhëtuar e as gënjyer. Ata po, për njëzet vjet me radhë.Tani, pasi dështuan njëherë para dy vite e gjysmë, shpresojnë që rritjen e madhe të VETËVENDOSJES, ta ndalojnë me përhapje të lajmeve të rreme për kinëse përçarje të brendshme.Është e qartë, u kanë dështuar të gjitha mjetet tjera. Kanë shpenzuar shumë dhe u ka mbetur që me dëshpërim të provojnë edhe këtë kartë.E po edhe kjo është kot. Jemi bashkë, të motivuar e koherent për të shty përpara vullnetin e popullit për ndryshim të thellë në qeverisje, për drejtësi, për mirëqenie, për shëndetësi, për siguri e për edukim për të gjithë, pa dallim, pa korrupsion, pa nepotizëm, pa dallavere, me përkushtim, me mobilizim të dijes, me dashni për vendin e për popullin tonë të mrekullueshëm.Nuk ja dilni dot. Lëvizja më e fortë se kurr e gjithnjë e më fortë, e më e bashkuar se kurr më parë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.