×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje e korrigjon Ministrin Bislimi, nuk flet për ulje të papunësisë por për regjistrim të mbi 10 mijë e 500 punëtorëve

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Lëvizja Vetëvendosje sqaron se mbi 10 mijë punëtorë janë shtuar në regjistrin shtetëor, e këtë e ka ndihmuar Pakoja Emergjente, e cila ka shtyrë kompanitë të kenë të regjistrojnë punëtorët, për të përfitur nga ndihma e shtetit.

    Derisa ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, mori reagime pas një postimi të tij, në të cilin thuhej se në Kosovë është ulur papunësia si kurrë më parë në 20 vjetët e fundit, LVV e sqaron pak më ndryshe cështjen e punësimeve.

    Në një postim në faqe të LVV’së thuhet se mbi 10 mijë punëtorë që nuk kanë qenë më parë në regjistrin shtetëror, tash janë regjistruar nga kompanitë, për shkak të përfitimit nga Pakoja Emergjente e hartuar nga Qeveria, për ndihmë në kohën e pandemisë.

    “Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

    Sipas Vetëvendosjes, çdo punëtor i regjistruar, përfiton kontratë të paktën 1 vjeçare, secilit punëtor i paguhen kontributët personale.

    Po ashtu në një njoftim të ilustruar të LVV’së thuhet se punëtorët tash do të kenë më të lehtë t’i raportojnë shkeljen e të drejtave, pasi kanë kontrata. Një tjetër e mirë, sipas LVV’së, është edhe lehtësia për të marrë kredi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.