
Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve ka vendosur për vazhdimin e afatit për procedurat e licencimit dhe ri-licencimit deri më datën 30 shtator 2020. Po ashtu, gjatë këtij viti do të jenë të nevojshme vetëm 80 nga 100 pikë për t’u ri-licencuar.
Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve ka vendosur për vazhdimin e afatit për procedurat e licencimit dhe ri-licencimit deri më datën 30 shtator 2020.
Kjo është bërë për shkak të situatës së pandemisë. Po ashtu, për shkak të angazhimeve të infermierëve gjatë kohës së pandemisë Covid 19, Këshilli Drejtues i Odës së Infermierëve ka vendosur që për ri-licencim, infermierët gjatë vitit 2020 të grumbullojnë vetëm 80 nga 100 pikët e kërkuara.
Kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj ka thënë se secilit infermier që është i punësuar apo pa punë, gjatë këtij pos zbritjes së pikëve për ri-licencim, do t’iu numërohen edhe nga dhjetë pikë nga edukimi i vazhdueshëm, si bonus nga Oda e Infermierëve.
“Kjo pasi gjatë këtij viti shkaku i pandemisë ka pasur kufizime në ndjekjen e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional”, tha Rrustemaj.
Kryetari i Odës së Infermierëve, ka njoftuar se me këtë rast, ka përgëzuar gjithë infermierët për punën e bërë duke rrezikuar shpesh edhe shëndetin e tyre dhe familjeve të tyre, janë gjetur nmë krah të pacientëve në nevojë.
“Një falënderim i veçantë shkon për Klinikën Infektive që kanë dhënë kontributin dhe ndihmën atyre që kanë pasur nevojë”, ka thënë Rrustemaj, i cili ka falënderuar edhe klinikat e QKUK-së të cilat kanë mbështetur Klinikën Infektive me staf shtesë infermieror.
Ai gjithashtu ka theksuar se pavarësisht uljes së numrit të rasteve me Covid, qytetarët por edhe punonjësit shëndetësorë, nuk duhet të injorojnë masat e mbrojtjes, të dala nga institucionet shëndetësore.