
Analisti politik, Bajrush Morina ka reaguar ashpër ndaj rastit tragjik të 26 vjeçarit, i cili humbi jetën në qendrën e karantinimit.
Morina ka akuzuar institucionet në lidhje me humbjen e jetës së Agin Musliut.
Ai shkruar në Facebook se sikur një zyrtar përgjegjës ta lexonte dokumentin që ai ka probleme shëndetësore, sot ai do të ishte gjallë.
“Vec nje zyrtar pergjegjes po ta kishte lexuar kete dokument, sot Agon Musliu do te ishte gjalle te familja e jo ne varr!
Shtet I poshter! Shtet i kapur!”, ka shkruar ai.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi tha se i ndjeri as nuk ka deklaruar e as nuk ka paraqitur dokumente në Aeroport pas kthimit se ka probleme shëndetësore.