
Është prezantuar këtë të hënë plani i rindërtimit në Krujë për banesat e shkatërruara nga tërmeti i 26-nëntorit vitin e kaluar.
Do të jetë një hapësirë prej 57 mijë e 737 metra katrorë në të cilën do të ndërtohen banesat e reja të familjeve të prekura.
Janë 370 familje që do të kenë shtëpinë në këtë kompleks.
Sa i përket kompensimit për pronarët e tokës, Kryeministri Rama tha se ky proces do të bëhet me lekë në dorë.
Për ata që nuk do të pranojnë një kompensim të tillë, Kryeministri u shpreh se do të fillohet procedura e zakonshme e shpronësimit.
“Ofertën e parë të atyre që janë në të drejtën e tyre subjekt i marrjes së një pagese për pronën, duhet t’ia bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do humbasin një objekt apo një hapësirë të caktuar, ju propozohet të marrin si kompensim nga ndërtimi një hapësirë shumë më të favorshme.
Propozojeni këtë gjë jo vetëm për të shmangur shpenzime të tepërta por edhe për ata që të kenë mundësi të përfitojnë një pronë të patundshme, nëse nuk duan do fillojmë me procedurën ligjore të shpronësimit. Duhet t’i paraprini që të mos humbim kohë me këtë proces“, tha Rama.
Shembja e banesave të dëmtuara do të fillojë nga java e ardhshme./noa.al/