×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Po përgatitemi që me kujdes të shtuar të lehtësojmë disa nga masat e vëna

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ishte pjesë e panelit diskutues të seminarit virtual “Peace Talks Webinar” të organizuar nga Federata e Paqes Universale (Universal Peace Federation).

    Në mesin e panelistëve të tjerë ishin përfaqësues politikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Filipinet, India, Korea e Jugut dhe Nikaragua. Tema e cila u diskutua në prani të një audience prej rreth 500 vetë ishte roli i parlamentarizmit në adresimin e krizës së shkaktuar nga virusi Corona.

    Në fjalën e tij, Kryeministri në detyrë Kurti foli për situatën aktuale në Kosovë pas përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe masat që Qeveria e tij ka ndërmarrë që para se të kishte një rast të konfirmuar, me qëllim parandalimin sa më të hershëm të përhapjes virusit Corona.

    Pavarësisht mocionit të mos-besimit nga Parlamenti i Kosovës, Qeveria në detyrë e ka prioritizuar luftimin dhe menaxhimin e COVID-19. Si rezultat i masave të duhura dhe menaxhimit të mirë nga institucionet përgjegjëse, por edhe vetëdijes dhe respektimit të masave dhe udhëzimeve nga qytetarët e Republikës së Kosovës, Kryeministri në detyrë Kurti shtoi se po përgatitemi që me kujdes të shtuar të lehtësojmë disa nga masat e vëna dhe të hapim gradualisht ekonominë. Sikurse shëndetit publik, rëndësi të veçantë i kemi dhënë edhe ekonomisë së vendit. Për atë jemi duke u kujdesur gjatë kohës së pandemisë nëpërmjet një pako emergjente fiskale me vlerë 190 milionë euro, derisa për rimëkëmbjen e saj do të hartojmë dhe zbatojmë një pako tjetër të veçantë.

    Kryeministri në detyrë, shprehu falënderimin e tij për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe diasporën për ndihmën e tyre financiare në ballafaqimin me COVID-19.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.