×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan, 130 mostrat e marra dje rezultuan negative për COVID-19

    FrontOnline
    01 Maj 2020

    Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, kanë thënë se janë të lumtur që lakorja e infeksionit me COVID-19 atje po shkon drejt zeros.

    Pas takimit u tha se nga 130 mostrat e marra dje nga kjo komunë, që të gjitha rezultuan negative.

    Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht se ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëpërmbahen, sepse, siç tha, akoma nuk ka përfunduar lufta kundër COVID-19.

    Nënkryetari Arbër Ismajli ka falënderuar Shtabin Emergjent të Gjilanit, i cili është gjithëpërfshirës, për punën dhe angazhimin e madh kundër përhapjes së COVID-19.

    Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, është shprehur e lumur që testet e fundit kanë rezultuar negative, ndërkaq ka shtuar se kjo nuk do të thotë se jemi të lirë të veprojmë si më parë.

    Ndërkohë, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili, ka thënë se duhet të vazhdojë disiplina dhe vetëpërmbajtja e qytetarëve, duke ripërsëritur sloganin ‘Dimë, duam dhe ia dalim’.

    Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, tha se jemi në drejtim të mirë, duke shfaqur shpresën se do t’ia dalin bashkërisht si ekip.

    Në emër të Policisë ka folur majori Alban Ramushi, derisa në emër të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka folur Rabit Murseli, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit Korona.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.