
Protestuesit, disa të armatosur, janë mbledhur brenda kapitolit të shtetit të Miçiganit, shkruan The Guardian.
Qindra protestues, disa të armatosur, u mblodhën të enjten brenda kapitolit të shtetit të Michigan. Kjo protestw u organizua sepse ligjvënësit e shtetit debatuan për kërkesën e guvernatorit Demokratik për të zgjatur masat emergjente për të luftuar koronavirusin. Disa nga protestuesit bërtisnin parulla antiqeveritare, përfshirë krahasimin e guvernatorit Demokratik të shtetit, Gretchen Whitmer, me Hitlerin.
“Disa nga kolegët e mi që posedojnë jelekë provë plumbash janë duke i veshur ato”, shkroi senatori shtetëror Dayna Polehanki në Twitter.