
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka ateruar para pak minutave në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Ai para gazetarëve në aeroport tha se nuk e dinë se ku do të vendoset, në konvik apo në shtëpin e tij në Hajvali.
“Nuk e di cka do të ndodhë me mua, nuk e di nëse do të vendosem në konvikt apo në Hajvali”, ka thënë Pacolli.
Pacolli do të kontrollohet nga ekipe mjekësore e policore, e sipas këshilltarit të tij, Naim Murselit, Pacolli menjëherë pas kontrolleve mjekësore do të shkojë në rezidencën e tij në Hajvali.