
Shtëpia që lordi i drogës, Pablo Escobar, zotëronte dikur tashmë është shndërruar në një pikë turistike përrallore.
Casa Malca, ndërtesa e ndodhur në Tulum, Meksikë, ishte pronë e Escobar deri në 1993, kur u braktis pas rënies së perandorisë së tij të drogës. E përdorur nga ai si shtëpi pushimi, çdo dritare e ballkon i saj sheh pamje të magjishme, qoftë nga deti apo nga një liqen që ndodhet pranë.
Prona u rikonstrukturua dhe u mbush me vepra arti të epokave të ndryshme. Pikturat, skulpturat, mobiljet e veçanta dhe historia që ajo mbart e shndërruan ‘Casa Malca’ në një histori suksesi.
