×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Si të mbrohemi nga koronavirusi në jetën e përditshme

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Nëse jeni një nga ata që keni frikë se me çdo veprim që bëni mund të sillni në shtëpi koronavirusin, ekspertët këshillojnë të mos shqetësohemi, thjesht të lajmë duart rregullisht.

    Ekspertët e shëndetit publik thonë se në këtë periudhë të pazakontë, njerëzit shqetësohen edhe për veprimet më të rëndomta. Dr. Stephen Morse thotë për Zërin e Amerikës, se përgjigja ndaj shumicës së pyetjeve, për shembull nëse mund të infektohesh nga rroba të infektuara, nga ushqimet që ke blerë, nga kutitë e kartonit që vijnë me postë, nga zarfa e të tjera si këto, është: mos u shqetëso.

    “Kur kam veshur një xhakoventë të lehtë, e heq, e var në dollap dhe pas pak ditësh mund ta vesh përsëri. Kur vij në shtëpi, laj duart, laj fytyrën. Unë jam mikrobiolog, jam pak i fiksuar pas këtyre praktikave”. Dr. Vincent Racaniello thotë se edhe kur lëviz me transport publik, nuk e sheh të domosdoshme të lajë rrobat që kishte veshur.

    “Varet sa njerëz ka në vagonin e metrosë. Nëse është plot me njerëz, ndoshta duhet të lash rrobat, por nëse ka pak njerëz, askush nuk është afër teje, nuk ka nevojë”.

    Specialisti shton se edhe në këto kushte epidemie mund të vraposh në mjedise të hapura pa maskë, me kusht që të jesh 2 metra larg të tjerëve. Për sa u përket këpucëve, është mire t’i lësh në hyrje të shtëpisë dhe nuk ka nevojë t’i spërkatësh me dizinfektant. “Virusi nuk do të ngrihet të fluturojë” – thonë ekspertët.

    Kur zë vend në një objekt, ai nuk lëviz. Nëse prek lidhëset e këpucëve dhe ato mund të jenë të infektuara, laj duart menjëherë.

    Në kushtet kur shumë familje i marrin furnizimet e nevojshme me postë apo me korrier, ekspertët rekomandojnë riciklimin ose hedhjen në plehra të paketimit prej kartoni dhe më pas larjen e duarve. Ndërkohë, celulari mund të pastrohet me një fshirëse me dezinfektant.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.