Policia e Kosovës ka njoftuar se është rrëmbyer një vajzë në Prishtinë. Njoftimin në polici e ka bërë babai i saj teksa më pas e njëjta është gjetur në qytetin e Fushë-Kosovës, raporton “Front Online”.
Rasti është duke u hetuar.
“ Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij ishte rrëmbyer me një veturë nga person-a të panjohur. E njëjta është takuar në Fushë Kosovë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK. Rasti nën hetime nga njësi relavante”, thuhet në njoftimin 24-orësh të PK-së. /Front Online