×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Nuk do të zgjatet afati i udhëzimeve për distancimin fizik

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    Presidenti amerikan Donald Trump thotë se udhëzimet e qeverisë federale për distancimin fizik të vendosura për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit do të shuhen kur të skadojnë të enjten dhe kur shtetet të fillojnë masat për rihpjen e ekonomisë.

    Presidenti Trump i bëri komentet pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Guvernatorin e Luizianës, John Bel Edwards.

    “Ato (udhëzimet për distancimin fizik) do të veniten sepse tani guvernatorët po e bëjnë këtë. Kam zhvilluar shumë biseda telefonike me guvernatorët, Guvernatorin e Teksasit Greg Abbot dhe shumë guvernatorë të tjerë. Po bisedojmë me shumë njerëz të ndryshëm dhe ata po na shpjegojnë hapat që po ndërmarrin. Unë jam në favor të masave që ata po ndërmarrin. Ne po e rihapim vendin” tha Presidenti Trump.

    Administrata e Presidentit Trump thotë se udhëzimet e lëshuara 45 ditë më parë janë përfshirë në rekomandimet që u janë dhënë shteteve mbi fillimin e procesit të rihapjes graduale të ekonomive të tyre.

    “Ne kemi lëshuar udhëzimet para 45 ditësh, fillimisht për 15 ditë pastaj i zgjatëm për 30 ditë për të ngadalësuar përhapjen (e koronavirusit). Çdo shtet në Amerikë ka respektuar ato udhëzime dhe në disa raste i ka zgjeruar ato. Tani ne jemi të përqëndruar në bashkëpunimin me guvernatorët e shteteve si guvenratori John Bel Edwards për të zbuluar planet për rihapjen e shteteve të tyre. Ne kemi lëshuar udhëzime të reja për rihapjen në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme të shteteve dhe të gjithë Amerikës”, tha Nënpresidenti Pence, i cili ishte i pranishëm në takimin në Shtëpinë e Bardhë mes Guvernatorit të Luizianës dhe Presidentit Trump.

    Lajmi vjen në një ditë që solli shenja shpresëdhënëse për një trajtim të ri të koronavirusit së bashku me shifrat e zymta ekonomike. Ekonomia e Shteteve të Bashkuara u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e kaluar./VOA

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.