×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vdiq në Zvicër nga koronavirusi, tek pas dy javësh trupi i tij u soll në Kosovë

    FrontOnline
    30 Prill 2020

    I vdekur nga koronavirusi më 16 prill, është varrosur më në fund dje, më 28 prill në vendlindjen e tij, në Komunën e Shtimes, në Kosovë, Mehdi Rexha, 61 vjeç. Rasti i tij ka bërë jehonë në mediat e Zvicrës frankofone për shkak të rrethanave që nuk lejonin dërgimin e kufomës në Kosovë.

    Më në fund, familja ka arritur ta dërgojë, përmes aeroportit të Shkupit, trupin e pajetë të Mehdiut, për ta varrosur në tokën e vendlindjes.

    Vëllai i tij Fahriu tregon për albinfo.ch se varrimi është bërë dje, ndërsa askush nga familja e tij e ngushtë që jeton në Zvicër, për shkaqe që dihen, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në Kosovë. Ai thotë se me gjithë dhembjen që ndien, është lehtësuar me faktin se mundëm ta kryejmë këtë obligim ndaj të ndjerit po edhe ndaj nënës, e cila jeton në Kosovë dhe familjarëve të tjerë atje.

    Fahriu duke folur për albinfo.ch.me këtë rast falënderon stafin e Konsullatës së Kosovës në Gjenevë për ndihmën e dhënë. “Në veçanti falënderoj zyrtarin e kësaj konsullate, Rexhep Bajraktarin për gatishmërinë e treguar për ndihmë. “Pas çdo telefionate që i kam bërë, ai më ka thënë se mund ta thërras në çdo kohë, edhe gjatë ditëve të vikendit, për çfarëdo nevoje në lidhje me dërgimin e vëllait”.

    albinfo.ch ka shkruar pak ditë më parë në lidhje me rastin e rëndë që i kishte ndodhur familjes Rexhaj, për të cilin edhe televizioni i Zvicrës  frankofone kishte realizuar një kronikë të gjerë.

    “Vëllai nuk ka na la amanet që ta varrosim në Kosovë por dëshira e secilit është që të varroset në vendin ku ka lindur prandaj ne do të bëjmë të pamundurën që ta dërgojmë në Kosovë”, thotë vëllai, Fahriu.

    Rexhaj ndërkohë tregon se si ishte infektuar vëllai i tij. “Nuk e kemi idenë se si janë infektuar, pastaj edhe djali i tij dhe bashkëshortja por që të tre në fillim nuk ishin pranuar në spital me arsyetimin se nuk janë aq rëndë të sëmurë dhe e kalojnë në shtëpi me barna, shkruan albinfo.ch. Por, vëllait pas pesë ditëve i keqësohet gjendja dhe drejtohet sërish në spital ku edhe hospitalizohet”.

    Screenshot RTS

    Disa ditë kishin komunikuar me video me vëllain me telefon (viber, whatsapp) derisa shpresat nuk shuheshin se ai do ta mundë sëmundjen.

    “Gjendja sa shkonte e keqësohej dhe kur erdhi edhe thirrja nga një mjeke se kanë filluar intubimin me oksigjen dhe për disa ditë nuk do të jetë i mundur kontakti. Ajo më tha nëse dëshiroja të flas me të me telefon… Nuk besoja se do të jetë e fundit, por doli të ishte biseda e fundit. Vëllai kishte kontaktuar pas meje edhe me familjen e tij në Zvicër dhe nënën në Kosovë”.

    Dy javë të plota nuk kemi komunikuar asnjëherë me të, por vetëm me mjekët që na kanë treguar për gjendjen e tij.

    Djali i tij, D.Rexhaj kishte insistuar për një vizitë ndoshta edhe të fundit pas dy javëve me të atin, vizitë që ia kishin mundësuar autoritetet e spitalit të Nyionit në rrethana të caktuara.

    Ishte një vizitë që theu zemrat e shumë shikuesve zviceranë ngase po atë dite kishte rastisur një ekip i Televizionit Zviceran RTS, i cili edhe kishte përcjellë nga afër takimin e fundit të djalit dhe të bashkëshortes së tij.

    Screenshot RTS

    Pas një jave ishin takuar sërish mbase në momentet e fundit, më 16 prill 2020, kur gjendja shëndetësore e M. Rexhaj ishte keqësuar shumë, duke ia dhënë lamtumirën e fundit.

    I ndjeri 61-vjeçar kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ai kishte migruar në vitin 1984 në Zvicër ndërsa ka lënë pas bashkëshorten, 3 djem dhe një vajzë. M.R. ka qenë i njohur për regjionin ku ka jetuar, veç tjerash si sportist i përksuthuar, gjegjësisht trajner futbolli amator. Gazetat regjionale kanë raportuar për sukseset e tij.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.