×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi: Unë nuk e solla Pacollin, LVV-ja është organizatë kriminale

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me vendndodhjen e tij.

    Thaçi tha se është në shtëpi, teksa atij dhe anëtarëve të tjerë të VV-së iu drejtua si kriminelë.

    “Duhet të theksoj se prej lirimit të Kosovës e prej deri dje kur kam dalë e hyr në relacionin Kosovë-Shqipëri kam hyr me procedurat e njëjta, tash e 20 vite. Ndërsa për interesimin e Sveçlës dhe Kurtit si ndërmarrje kriminale që është shndërru edhe iu intereson lokacioni im, unë jam në shtëpi. Por edhe sa I përket masave të tjera, duhet të mendojnë që të mos krijojnë konfuzion, shpifje, marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëzit e politikës e as deputetë, e kësaj radhe as z.Pacollin”, tha Thaçi në Dukagjin.

    Ai tha se lokacioni i tij është në shtëpi.

    “Lokacioni im është në shtëpi, për ministrin edhe për shefin e tij dhe për gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre. Është vetëm vërtetësi për lokacionin tim”, shtoi ai.

    Tutje kur u pyet nëse ai ka marrë nga Tirana me veturë deputetin e AKR-së, Behgjet Pacolli tha se është komplet shpifje.

    “Kjo është shpifje tjetër ordinere, por në fakt është një kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur që të përngjan në vitet e 70’ta të sistemeve moniste. I ftoj të gjithë për bashkëpunim të kalojmë pandeminë, e mos t’i ndajnë veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që kanë kapur qeverinë”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.