×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shkencëtarët në shpella, për të parashikuar pandeminë e radhës

    FrontOnline
    29 Prill 2020

    Përpara se të futen në shpellë, pjesëtarët e ekipit të shkencëtarëve vendosin kostumet e veçanta, maskat e fytyrës dhe dorezat për të mbuluar çdo centimetër të lëkurës së tyre. Kontakti me substancat e lëshuara nga lakuriqët e natës mund t’i ekspozojë ata ndaj disa prej viruseve të panjohura më vdekjeprurëse të botës.

    Ata emërtohen si Aleanca Shëndetësore Ekologjike, një organizatë joqeveritare e specializuar në zbulimin e viruseve të reja dhe parandalimin e pandemive. Ndryshe, ata konsiderohen dhe si gjuetarë të viruseve, përcjell A2 CNN.

    Grupi i shkencëtarëve ka eksploruar vende të ndryshme në 10 vitet e fundit në 20 shtete të ndryshme, në përpjekje për të parandaluar pandemitë e radhës duke kërkuar shpellat e lakuriqëve të natës për patogjene të reja, më konkretisht koronavirusë të rinj.

    Pasi i bllokojnë në rrjeta, ata i vendosin në gjumë lakuriqët e natës dhe më pas marrin kampionë gjaku. “Ne gjithashtu marrim kampione në gojë dhe fekale”, shprehet Peter Dsazak, i cili drejtoj Aleancën Shëndetësore Ekologjike.

    Zbulimet e tij dhe të grupimeve të ngjashme, regjistrohen në një librari të hapur që përmban informacione për të gjitha viruset e kafshëve në planetin tonë. Përmes këtyre informacioneve, shkencëtarët mund të parashikojnë cilat patogjene mund të përhapen te njeriu dhe që më pas të paralajmërojnë botën për pandemi të reja, të njëjta me këtë që po përjetojmë tani.

    Krijimi i këtyre grupimeve gjuetarësh të viruseve nisi pas epidemisë SARS në vitin 2003 dhe në atë kohë tërhoqi pak vëmendje. Shkencëtarët njoftojnë se rreziku më i madh paraqitet në vendet aziatike, pasi persona të shumtë tregtojnë kafshë të egra si lakuriqët e natës, shpeshherë dhe të gjallë. Gjithashtu, ata shprehen optimistë për një zgjidhje të situatës aktuale. Disa studiues mendojnë se kampionët e gjakut, të marra nga lakuriqët e natës, përmbajnë antitrupa, të cilat mund të përdoren për të luftuar virusin. Ndër të tjera, mund të shërbejnë dhe për të zhvilluar një vaksinë apo trajtim me plazmë kundër koronavirusit të ri./A2 CNN

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.