
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë për Euronews Albania ka folur për zhvillimet më të fundit politike, që nga prishja e koalicionit me LDK-në dhe përpjekjet për krijimin e qeverisë së re.
Kurti ka deklaruar se, po synohet të formohet një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve dhe kundër fituesit dhe se kjo është një padrejtësi dyfishe ndaj VV-së.
Lideri i Vetëvendosjes, i ka cilësuar këto përpjekje si jo Kushtetutës dhe për këtë e ka akuzuar Presidentin Hashim Thaçi për tejkalim të kompetencave.
Sipas tij, me veprimet e tij Thaçi po rrezikon rendin Kushtetues duke i hapur rrugë krijimit të një koalicioni të ri qeverisë pas konsultimit me partitë parlamentare dhe se po vepron kundër interesi publik në këtë kohë pandemie të COVID-19.
Deri tani ai ka mbajtur qëndrimin se, nuk do të ketë qeveri të re pa zgjedhje të jashtëzakonshme.