×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri i arsimit, Jusuf Thaçi, ka një kërkesë për kryetarët e komunave

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Jusuf Thaçi, u ka bërë thirrje kryetarëve të komunave të Kosovës, të ta marrin shembullin e Prishtinës dhe t’i identifikojnë familjet të cilat nuk kanë mundësi t’ua plotësojnë kushtet fëmijëve t’i ndjekin mësimet online, e të cilët nuk kanë pajisje teknologjike.

    Thaçi e ka bërë këtë apel, pasi në secilën Komunë ka familje të varfra të cilët nuk kanë pajisje teknologjike për t’i ndjekur fëmijët e tyre mësimet online në RTK 4, pasi ky program transmetohet vetëm në kabllovik.

    Apeli i zëvendësministrit Jusuf Thaçi:

    Apel për Kryetarët e Komunave

    Në çdo komunë ka familje të varfëra që kanë fëmijë e nxënës që duhet ta ndjekin mësimin në distancë, por shumë prej këtyre familjeve nuk kanë pajisje dhe rrjet (TV dhe kabllovik për ta ndjekur mësimin në RTK 4 ose pajisje teknologjike dhe internet për ta ndjekur mësimin në Youtube dhe për të komunikuar me mësimdhënësit).

    Prandaj ju bëj apel Kryetarëve të Komunave që ta ndjekin shembullin e Prishtinës dhe:

    T’i identifikojnë këto familje që kanë nevojë për këtë lloj ndihme.
    T’i ftojnë bizneset dhe individët vullnetmirë që të ofrojnë falas pajisje (TV e pajisje teknologjike) dhe pako kablloviku ose interneti për këto familje.
    Gjithashtu, sipas mundësive financiare dhe procedurave ligjore, komunat me buxhetin e vet t’i pajisin këto familje me këto mjete, në mënyrë që mësimi në distancë të mund të ndiqet nga të gjithë fëmijët e nxënësit, pavarësisht kushteve financiare e ekonomike të familjes.

    Pabarazinë që ka krijuar sistemi ynë ekonomiko-politik nuk guxojmë ta lëmë të kulmojë me krey-padrejtësinë që fëmijët e nxënësit e familjeve të varfëra i privon nga e drejta më themelore: shkollimi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.