
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett sot është parë duke dalur nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, por ende nuk dihet nëse Kosnett-i është takuar me kryeministrin në largim Albin Kurti, raporton portali FrontOnline.
Lidhur me këtë FrontOnline, ka provuar të marrë një përgjigje nga kabineti i kryeministrit Kurti, por deri në publikimin e këtij lajmi, askush nga kabineti i Kurtit nuk është përgjigjur.
Vizita e ambasadorit Kosnett në Qeverinë e Kosovës nuk është bërë e ditur për media, ashtu siç njofton Qeveria për takimit e nivelit të lartë. /FrontOnline/.