×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kokainë në muret e varrezave, shkatërrohet banda shqiptare

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Një grup kriminal shqiptaro-maqedonas ka rënë në prangat e policisë në Itali falë operacionit të koduar “Shqiponja” pasi trafikonin drogë të llojit kokainë, hashash dhe marijuanë në territorin e qytetit të Akuilas.

    Grupi kriminal furnizohej nga shqiptarë të tjerë të cilët banonin në qytetin e Romës dhe komunat Tivoli e Cerano.

    Bëhet me dije se në hetim janë vënë 18 shtetas, mes të cilëve shqiptarë, italianë dhe tre maqedonas.

    Gjashtë prej tyre ndodhen në arrest me burg dhe akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe për bashkëpunim në aktivitetet kriminale.

    Për të zbuluar rrjetin mësohet se policia e ka patur të vështirë pasi këta persona përdornin një gjuhë të koduar për të komunikuar mes tyre.

    Çdo dozë kokainë 0.5 gramë identifikohej me emrin karamele, një gramë kokainë njihej me emrin gisht, pesë gishta ishin të barabarta me pesë gramë kokainë, një gur nënkuptonte 10 gramë kokainë, njofton Top Channel përcjell Klan Kosova.

    Para se të përgatitej për t’u shpërndarë droga fshihej në vende të caktuara si nën tokë apo në muret e varrezave në qytetin e Akuilas.

    Sakaq mediat italiane raportojnë se ky grup kriminal shpeshherë përdornin rrjetin social ‘WhatsApp’ ku bënin pjesë një rrjet i gjerë korrierësh.

    Si prove materiale janë sekuestruar 2.5 kilogramë kokainë dhe dy kilogramë hashash, ndërsa një dozë 0.5 gramë shitej për 50 euro.

    Ky grup kriminal kishte një rrjet të gjerë korrierësh në territor të cilët merrnin porositë shpesh përmes telefonit e sistemit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.