×
  • Lajme
  • Lajme

    Sveçla tregon arsyen e largimit të rrethojave të MPB-së

    FrontOnline
    27 Prill 2020

    Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brenshëm, Xhelal Sveçla, ka treguar arsyen e largimit të rrethojave nga objekti i MPB’së.

    “Në demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit. Barrierat janë të panevojshme, pasi Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për të cilin ndihmohet dhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”, tha Sveçla gjatë vizitës që i bëri punëtorëve të cilët gjatë ditës së sotme kanë prerë rrethojat e objektit kryesor të MPBAP-së.

    Sveçla ka thënë se ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet vete, dhe se në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare, për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet.

    Ndërkohë gjatë javës së kaluar janë larguar rrethojat edhe prej disa objekteve të tjera të MPB-së, si dhe tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.