
Një shqiptar në Greqi ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se 65-vjeçari me inicialet E.S., nga Elbasani, ka humbur betejën me COVID-19 tri ditë më parë në një nga spitalet e Athinës, ndërsa trupi i tij i pajetë është sjellë në atdhe paraditen e sotme.
Mediet në Shqipëri raportojnë se 65-vjeçari vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, si diabet ose probleme me zemrën.
Trupi i tij i pajetë është sjellë në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kakavijës, i pashoqëruar nga asnjë familjar dhe më pas është tërhequr nga një automjet i agjencisë funerale për në qytetin e tij të lindjes, Elbasan.