
Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur në rrjetin social “Facebook”, nga një i dyshuar mashkull, raporton “Front Online”.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrjetin social facebook , kishte pa një postim nga një i dyshuar mashkull kosovar, i cili e kishte kanosur . Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin 24-orësh. /Front Online