×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nëse VV i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, do të presim për qeverinë e re

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka miratuar me shumicë votash kandidaturën e Avdullah Hotit për Kryeministër të Kosovës. Zv. kryetari dhe njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tregon se ka pasur vetëm dy vota kundër dhe një numër të vogël abstenim ndërsa pro kanë votuar mbi 115 anëtarë.

    Lidhur me emrin e përzgjedhur për kryeministër, Haziri tha se është një zgjedhje e natyrshme pasi z. Hoti ka qenë zv. kryeministër i parë i nominuar nga LDK në qeverinë “Kurti”. Edhe pse emri i vetë Hazirit u lakua, ai thotë se nuk ka pranuar që të jetë kandidat në qeveri dhe në koalicionin e kaluar.

    Ndërsa për mundësinë e kandidimit të Vjosa Osmani, e cila në zgjedhje ishte figura kryesore e partisë, Haziri u shpreh se, është qeveria që ka humbur votëbesimin dhe jo kryetarja e Kuvendit duke theksuar se, Osmani do të vijoi detyrën që mban. Lidhur me mundësinë e votimit të qeverisë së re gjatë kësaj fundjave, kreu i Komunës së Gjilanit e cilësoi këtë gjë thuajse të pamundur për shkak se ende vijojnë negociatat.

    “Përpjekjet për një qeveri të shumicës së re nuk janë të lehtë, nuk po shoh mundësi që shumë shpejt të arrijmë një shumicë të re dhe të votohet. Ka bisedime me grupe të vogla deputetësh. LDK ka vendosur disa prioritet programore, për profilin e ministrave dhe progamin qeverisë. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të kenë nënshkrimin e 61 deputetëve”, u shpreh ai për euronews.al.

    Lidhur me debatet se qeveria e re mund të jetë në shkelje me Kushtetutën, z. Haziri duke iu përgjigjur gazetares së Euronews Albania, Bruna Çifligu, u shpreh se, nëse Presidenti apo Vetëvendosja e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, atëherë LDK do të presë deri në dhënien e vendimit. “Sipas bindjeve të mia nuk ka shkelje të Kushtetutës. Nuk ka rast në gjykatë pa ndodhur, pa pasur arsye. Nëse Vetëvendosja apo Presidenti i Republikës e dërgon lendën në Gjykatën Kushtetuese, ne presim”, deklaroi zv. kryetari i LDK.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.