×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi flet për gjendjen e të infektuarve me koronavirus, këshillon qytetarët që të mos i përdorin dorëzat

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Që nga 13 marsi Kosova është duke u përballur me pandeminë e koronavirusit që preku gjithë botën.

    Ky virus filloi të përhapet në Wuhan të Kinës e më pas në gjithë botën.

    Në Klinikën Infektive janë të shtruar 48 pacienta të cilët janë të infektuar nga COVID-19.

    Infektologu Valbon Krasniqi në një prononcim për Periskopin tha se gjendja e të infektuarve është e qëndrueshme përjashtuar 8 prej tyre të cilët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa dy janë me gjendje më të rëndë.

    ‘’Aktualisht i kemi 48 pacienta në Klinikë që janë të konfirmuar me COVID-19. 40 prej tyre janë në gjendje të mirë të qëndrueshme kurse 8 pacienta të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Nga këta 8 pacientë, 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë të moshuar që kanë edhe probleme tjera shëndetësore kronike’’, tha Krasniqi.

    Tutje, infektologu dha detaje edhe për gruan shtatzënë e cila po trajtohet në Klinikën Infektive.

    ‘’Është një grua shtatzënë, gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë. Duhet të jetë në javën e 34-35 nëse nuk gaboj’’, tha Krasniqi.

    I pyetur se a e ka mbrri Kosova pikun e pandemisë, Krasniqi thotë se një gjë e tillë nuk mund të parashikohet tani për tani.

    ‘’Nga fillimi i epidemisë kemi thënë se është shumë e vështirë të parashikohet ecuria e epidemisë sepse nvaret nga shumë faktor. Së pari nga qytetarët se sa i kanë respektu masat rekomanduara. Ne e kemi parashikuar se nga gjysma e prillit deri në fund të prillit mund të ketë numër më të madh të infektuarve. Shpresojmë që gjysma e parë e majit mund të ketë rënie të intensitetit. Kemi thënë se asnjëherë nuk e imagjinojmë se epidemia do të ndërpritet përmenjëherë, megjithatë do të kemi rënie të intensitetit’’, tha Krasniqi.

    Një numër i madh i qytetarëve që dalin për të kryer obligimet e tyre janë të pajisur me maska dhe dorëza.

    Por, sa janë të preferueshme dorëzat të mbahen tani dhe a na mbrojnë nga ky virus, Krasniqi jep përgjigjen.

    ‘’Si infektolog mendoj dhe preferoj që qytetarët të mbajnë maska sepse virusi futet në organizëm nëpërmjet mukozave të gojës, hundër dhe eventualisht të syve. Dorëzat duhet të përdorën nga profesionistët shëndetësor të cilët trajtojnë të sëmurët me COVID-19. Ndërkohë që përdorimi i dorëza për qytetarët në masë të madhe nuk rekomandohet dhe unë nuk e rekomandoj për dy arsye. E para, ta japin ndjenjën e rrejshme të sigurisë duke pasur dorëza mendoni se jeni të sigurtë ndërkohë që virusi nëse prekni diçka të kontaminuar dhe nëse ju me ato dorëza prekni fytyrën tuaj, ju mund ta fusni në organizëm atë virus. Andaj më mirë është të lahen duart shpesh me ujë dhe sapun ose të dezinfektohen sesa të mbahen dorëzat’’, përfundon infektologu Valbon Krasniqi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.