×
  • Lajme
  • Lajme

    Tanin nga Këshilli i Sigurimit u kërkon liderëve kosovarë të lënë anash agjendat personale

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit, tha se udhëheqja e fortë dhe uniteti politik janë të nevojshme në Kosovë tani më shumë se kurrë, pasi beteja po zhvillohet kundër “sfidës së madhe” të paraqitur nga COVID-19.

    Pasi filloi raportimin e tij të rregullt duke shprehur ngushëllime për të gjithë në Kosovë, jetët e të cilëve janë prekur nga virusi global, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm Zahir Tanin, foli për ndjeshmërinë e veçantë të Kosovës ndaj kërcënimit të një shpërthimi më të gjerë.

    “Edhe pse përpjekje heroike janë duke u bërë nga personeli mjekësor, resurset e kujdesit shëndetësor të Kosovës janë duke arritur limitet e tyre”, tha ai, transmeton Koha.

    Ndërkohë, Tanin përgëzoi veprimin e shpejtë të ndërmarrë nga autoritetet e shëndetit publik për të vendosur masat që zvogëlojnë përhapjen e virusit, dhe përshëndeti ndihmën financiare të ardhur nga shtetet anëtare, si kredinë prej 100 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian dhe kredinë urgjente të Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 56.5 milionë dollarëve – ndërsa kërkoi mbështetje më të drejtpërdrejtë për më të prekurit.

    Ai gjithashtu shprehi shqetësimet për paqëndrueshmërinë e brendshme politike, përfshirë votimin e mocionit të mosbesimit më 25 mars.

    “Është një tipar për keqardhje, që në rrethanat aktuale në Kosovë, ndarjet politike kanë shpërqendruar vëmendjen e shumë liderëve nga kriza shëndetësore. Këto ndarje kanë zvogëluar besimin e publikut në udhëheqjen politike gjatë një kohe të një ankthi dhe pasigurie të rritur të popullsisë”, tha ai,

    Tanin theksoi se një qeveri e fokusuar, mobilizimi i njerëzve dhe resurseve, dhe udhëheqja e fortë, janë tri elementet thelbësore për sukses në mposhtjen e COVID-19.

    “Unë ju bëj thirrje liderëve politikë … të fokusohen në unifikimin e energjisë së tyre duke lënë anash agjendat personale dhe politike”, tha ai.

    Ai poashtu pasqyroi veprimet pozitive që po ndërmerren si në Mision ashtu edhe jashtë tij.

    Shembuj pozitivë e shumë të nevojshëm të “koordinimit ndërkomunitar dhe ndërmjet kufijve administrativë “, përfshijnë: Komunikimi dhe koordinimi i përmirësuar midis autoriteteve shëndetësore në Prishtinë e Beograd, i cili mundësoi dhurimin e testeve nga Serbia dhe lëvizjen e lirë të mallrave esenciale përmes kufijve administrativë; Pranimi i operatorit kosovar të energjisë KOSTT nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji, që do të avancojë efikasitetin rajonal të energjisë; Emërimi i Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, për të çuar përpara dialogun Beograd-Prishtinë; Iniciativat e fundit në infrastrukturën dhe transportin e përbashkët, nën përkujdesjen e të dërguarit special të presidentit të SHBA-së; dhe heqja preliminare e tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

    Tanin elaboroi se si UNMIK-u dhe UNKT po e përshtatin punën e tyre gjatë pandemisë, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë për komunitetet e prekura dhe komunat; duke ndihmuar autoritetet lokale të shëndetit publik; duke punuar së bashku me mediat në shpërndarjen e informatave mbi shëndetin publik; duke reaguar ndaj rritjes për 36 për qind të dhunës në familje; dhe duke monitoruar nga afër të drejtat e njeriut.

    Misioni gjithashtu ka ndërmarrë të gjitha masat për të mbrojtur stafin, pa asnjë rast të infektimit me COVID-19 të regjistruar deri më sot.

    “Ne qëndrojmë së bashku me njerëzit e Kosovës në luftën kundër pandemisë COVID-19”, tha ai,

    Përderisa pandemia ka sfiduar komunitete dhe popullata në mbarë botën, PSSP-ja Tanin lavdëroi liderët në ” dyja anët e kufirit administrativ “, të cilët po mbështesin njëri-tjetrin në luftën globale.

    “Siç theksoi Sekretari i Përgjithshëm, vetëm përmes solidaritetit dhe unifikimit të përpjekjeve mund të kemi sukses në përmbushjen dhe tejkalimin e kësaj sfide të madhe”, përfundoi Tanin.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.