
Një polic është goditur me thikë pak pas mesditës së të premtes në qytetin e Korçës, duke mbetur i plagosur.
Mësohet se policia ka vënë menjëherë në pranga autorin e ngjarjes. Nga të dhënat e para, dyshohet se polici mund të jetë qëlluar pasi ka vendosur një gjobë.
Autori i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë me probleme mendore. Ai kishte thyer karantinën dhe është gjobitur nga polici, ndërsa më pas ka reaguar ndaj tij, duke e goditur me thikë.