×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Gashi kërkon masa disiplinore ndaj një polici dhe prokuroreje, e ftuan në polici pa bazë ligjore

    FrontOnline
    24 Prill 2020

    Këshilltari politik i kryeministrit ne detyrë, Albin Kurti, Shkelzen Gashi  ka njoftuar se është anuluar ftesa ndaj tij që të paraqitet në polici si i dyshuar pasi në rrjetet sociale përmes një shkrimi kishte bërë thirrje për rezistencë, raporton Front Online.

    Gashi ka thënë sot se pasi ishte ftuar si i dyshuar për kanosje, më pas ishte kontaktuar nga kabineti i Kryeprokurorit të cilët kishin vendosur se postimi i tij në rrjetet sociale nuk paraqet kurrfarë vepre penale, raporton Front Online.

    “Më kanë kërkuar që dje të paraqitem menjëherë në polici. Mirëpo për shkak se kisha takime zyrtare nuk kisha mundësi të paraqitem. Më pas u kontaktova nga kabineti i kryeprokurorit dhe kishin vendosur që postimi im nuk paraqet kurrfarë vepre penale”, ka thënë Gashi.

    Ai ka bërë thirrje tek organet përgjegjëse qe të marrin masa ndaj policit që e kishte ftuar atë bashkë me prokuroren e rastit.

    “Unë jam i informuar që Këshilli i Evropës për drejta të njeriut ka bërë investime se si duhet të trajtohen rastet e lirisë së shprehjes, e që për fat të keq nuk paska pasur sukses”, tha Gashi.

    Këshillëtari politik i Kurtit, Shkëlzen Gashi ishte ftuar dje për intervistim nga policia e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit për kanosje, specifikisht nën dyshimin se në rrjetin e tij social kishte bërë thirrje për rezistencë. /Front Online/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/157425212361788/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.