
Gjatë ditës u raportua se Qeveria në detyrë, do të marr vendim për shkarkimin e Drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj, shkruan Gazeta Blic.Një gjë të tillë nuk e ka mohuar as kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” i cili transmetohet në RTK, ka thënë se propozimi për shkarkimin e Qalajt, duhet të vijë nga u.d. të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe se ai nuk ka një informatë për një gjë të tillë.
“Për besë nuk e di. Kjo gjë duhet të vijë nga ana e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, nuk e di çka do të ndodhë”, ka thënë Kurti.“Unë nuk kam dhënë asnjë emër për shkarkim”, ka shtuar Kurti.