×
  • Lajme
  • Lajme

    FSSHC kërkon që shërbyesit civilë të trajtohen me dinjitet dhe drejtësisht

    FrontOnline
    23 Prill 2020

    Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC), përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj paralajmërimeve që shërbyesve civilë t’iu ulen pagat, si një masë për zbutjen e pasojave të koronavirusit, dhe ka kërkuar që kjo kategori të trajtohet me drejtësi dhe dinjitet.

    FSSHC pas sinjalit nga udhëheqës të institucioneve qeveritare, respektivisht të Ministrisë së Financave dhe Transfereve për mundësinë e uljes së pagave të shërbyesve civilë nga qeveria për shkak të pandemisë COVID-19, kërkon që shërbyesit civilë të trajtohen me dinjitet dhe të mos dëmtohen financiarisht.

    Dihet mirë se shërbyesit civilë janë ata që deri më tani kanë mbajtur qëndrueshmëri institucionale të shtetit të Kosovës, përkundër barrës që kanë në funksionimin dhe profesionalizimin e institucioneve shtetërore. Edhe tani ata janë duke shërbyer në çdo formë, që funksionimi i institucioneve të jetë i qëndrueshëm edhe përkundër rrethanave të krijuara nga COVID-19.

    Për këtë ua bëjmë me dije vendimmarrësve se shërbyesit civilë edhe ashtu janë të diskriminuar në paga në raport me disa institucione tjera, që marrin mjetet financiare nga buxheti i Kosovës.

    Andaj kërkojmë të mos merret asnjë veprim që dëmton mirëqenien ekonomike të shërbyesve civilë, sepse do të ketë reflektime me veprime sindikale.

    Deri më tani udhëheqësit institucionalë nuk kanë marrë asnjë veprim për të marrë opinionet dhe sugjerimet e organizatave sindikale të shërbyesve civilë për të analizuar apo për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme të kësaj kategorie në bazë të standardeve socio-ekonomike.

    Ndërsa, tani dikush mundohet që pa pasur kurrfarë koordinimi me sindikatat të prekin pagat e tyre, e që kjo do të jetë e pa tolerueshme, kur dihet se pagat në sektorin administratës shtetërore janë të bazuara në norma juridike të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht të mbrojtura edhe me të drejtat universale ndërkombëtare të punës.

    Prandaj, FSSHC-ja i konsideron të padrejta dhe si të tilla të papranueshme vendimet që prekin interesin e shërbyesve civilë.

    FSSHC-ja do të jetë gjithherë e përkushtuar për avancimin e pozitës dhe mbrojtjen e të drejtave të shërbyesve civilë në institucionet e Republikës së Kosovës, duke bashkëpunuar me të gjithë mekanizmat institucionalë dhe shoqërorë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.