
Sot në Klinikën Infektive në Prishtinë ka ndërruar jetë edhe një person i prekur me koronavirusi. Personi që ndërroj jetë në infektiv ishte oficeri doganor i cili ishte i infektuar me COVID 19, raporton “Front Online”.
Për vedekjen e tij kanë reaguar edhe nga Dogana.
“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës. Dogana e Kosovës shpreh ngushëllimet e saj më të thella dhe sinqerta për familjaret, miqtë dhe të gjithë të afërmit e të ndjerit. Dogana do të vazhdoj të punojë me përkushtim në zbatimin e te gjitha obligimeve ligjore dhe sfidave, përkundër vështirësive dhe rreziqeve”, thuhet ne reagimin e Doganës.
Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, sipas infektives gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes.
Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti./Front Online