×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Presidenti do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

    FrontOnline
    22 Prill 2020

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Presidentin Hashim Thaçi do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, raporton Front Online.

    Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se nuk janë në kometencën e Presidentit veprimet e tilla duke ftuar për konsultim partitë politike për formimin e Qeverisë së re, por siç ka thënë ai  Presidenti duhet të ketë prioritet mbrojtjen e rendit kushtetues e jo ta shkelë atë.

    “Kjo çka ka ndodhur sot rrezikohen rendin tonë kushtetues. Presidenti është figurë pasive politike e jo aktive. Presidenti i Kosovës i jepë të drejtën për të përmbushur vetëm një veprim, pra shpërndarjen e Kuvendit e jo krijimin e një Qeverie të re kundër vullnetit të qytetarëve”, tha Kurti.

    Kësisoj ai tha se Presidenti nuk ka pasur asnjë takim konsultativ vetëm me partinë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, Vetëvendosjen.

    “Zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocionin për rrëzimin e Qeverisë. Kjo është theksuar edhe nga vet Presidenti vite më parë. Është krejtësisht e pakuptueshme për mua se mbi cfarë po ndërtohet ky standard I dyfsiht. Kjo po e thellon vendin në një krizë pasigure”, deklaroi Kurti, raporton më tutje Front Online.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka quajtur standard të dyfisht insistimin e partive politike për formimin e qeverisë së re, që sipas tij në mënyrë jo kushtetuese po tentojnë ta marrin pushtetin.

    “Akoma s’kam marrë asnjë përgjigje se mbi cfare baze po vepron Presidenti në këtë mënyrë. Duke u mundur të na rrëzoj ne, ai po rrëzon vetën”, tha më tutje Kurti.

    Shefi i ekzekutivit, deklaroi po ashtu se qëllimi i vetëm i tij aktualisht mbetet parandalimi i përhapjes së coronavirusit.

    “Priotitet i imi i parë i imi si kryeministër është parandalimi i përhapjes së coronavirusit. Dhe çdo gjë tjetër partiake nuk ka rëndësi”, tha më tutje ai.

    Kurti këto deklarata i bëri në një konferencë për media disa orë pas takimit të Presidentit Hashim Thaçi që kishte me liderët e partive politike. /FrontOnline./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.