
Përhapja e Coronavirusit në Kosovë, së fundi e ka prekur edhe komunë e Shtimes. Numri i të infektuarve në këtë komunë ka shkuar në gjashtëmbëdhjetë, raporton portali Front Online.
Nga gjashtëmbëdhjetë të infektuar në këtë komunë, një është shëruar ndërsa për gjendjen shëndetësore të pesëmbëdhjetë të tjerëve për Front Online, ka folur drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Labinot Beqa.
Ai tha se gjendja shëndetësor e të infektuarve është sabile përveç një gruaje e cila ka edhe sëmundje tjera kronike.
“Gjendja shëndetësore e tyre është stabile, përveç zonjës e cila është e shoqëruara me sëmundjen të tjera kronike dhe po trajtohet në Klinikë Infektive, ndërsa katërmbëdhjetë të tjerët po trajtohen në shtëpi”, tha ai.
Beqa tha se janë duke i identifikuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe po i rekomandojnë Institutit që atyre t’u bëhen testet.
“Jemi duke gjurmuar lëvizjet e të infektuarave dhe të gjitha kontaktet jemi duke rekomanduar Institutit për Shëndetësi Publike, që të testohen ditëve në vazhdim”, deklaroi Beqa për Front Online.
Beqa tha se janë pajisur me të gjitha pajisje mbrojtës nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka ndarë mjete financiare për këtë komunë.
“Qëndrojmë shumë mirë me pajisje mbrojtëse. Kjo falë Ministrisë së Shëndetësisë, donatorëve dhe Komunës se Shtimes e cili ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare për këto pajisje”, tha ai./Front Online/