×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Kërkohet bashkërendim i përpjekjeve për rimëkëmbje të ekonomisë

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë jo vetëm për Kosovën por për të gjithë globin, ka kushtëzuar kufizimin në masë të madhe të veprimtarisë ekonomike, derisa mësimet e nxjerra prej saj duhet të shfrytëzohet për hapjen e horizonteve të reja.

    Kjo u konkludua sot gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti si dhe Ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve.

    Kurti theksoi se përderisa vendet në mbarë botën kanë përdorur politikat fiskale dhe monetare për t’u përballur me këtë krizë, Kosova ka qenë e hendikepuar me mundësi përdorimi vetëm të politikave fiskale, gjë që e ka vështirësuar përballjen me këtë situatë.

    Ai tha se qeveria që ai drejton e ka bërë adresimin e krizës duke llogaritur e optimizuar çdo vendim, me qëllim të maksimizimit të aktivitetit ekonomik dhe minimizim të dëmit shëndetësorë, përderisa potencoi se kjo situatë unike ka dëshmuar rëndësinë e prodhimit vendor, dhe ka treguar nevojën për zëvendësim të importit me produkte vendore.

    Besnik Bislimi, Ministër në detyrë i Financave dhe Transfereve u shpreh se qëllimi i pakos emergjente nuk ka qenë të mbulojë dëmin total ekonomik, meqë kjo do të ishte e pamundur. Sipas tij, pakoja është dizajnuar për të minimizuar sa më shumë dëmet, dhe për momentin ajo adreson vetëm çështjet emergjente, gjersa mbështetje tjetër për ekonominë parashikohet në pakon e rimëkëmbjes. Bislimi theksoi se targetimet brenda pakos emergjente kanë qenë pamundësimi i rritjes së varfërisë, punëmarrësi si urë mes amvisërisë dhe prodhimit, mbulimi i kostos agregate për bizneset si dhe kostoja shtesë për komunat. Bislimi tha se për pakon e re të rimëkëmbjes ekonomike do të konsultohet e edhe me ish-ministrat e Financave, dhe se është duke përcjellur me vëmendje praktikat dhe instrumentet që vendet e tjera po përdorin për relaksimin e kësaj gjendje në aspektin ekonomik, ashtu që të vlerësojë se cilët hapa mund të adaptohen në ekonominë tonë.

    Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha se duke e marrë parasysh strukturën e paqëndrueshme ekonomike të Kosovës, ai bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe ndërmarrësin Visar Ramajli kanë prezantuar një opinion i cili parasheh se gjatë fazës së rikuperimit, Kosova ka mundësi të zhvilloj një model të ri ekonomik të orientuar në zhvillim.

    Ai me këtë rast përmendi shembullin e Irlandës e cila pas krizës së vitit 2008 me koordinim të mirë politik dhe social si dhe strategji ekonomike të fokusuar në mbajtje të rritjes, arriti të ndryshojë pozitivsht kursin ekonomik të këtij vendi.

    Ky forum virtual i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë u mbështet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe programi i BE-së për Zhvillim të Ndërmarrjeve dhe Lehtësim të Investimeve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.