×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Si u zbulua pacienti zero në Shqipëri, flet mjeku Rexhep Muja

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    I ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte epidemiologu dhe mikrobiologu Rexhep Muja.

    Ai ka mbaruar fakultetin e Mjekësisë dhe ka punuar si mjek familje në fillimet e karrierës duke pasur një eksperiencë edhe si Drejtor Spitali në Peshkopi.

    Më pas u specializua për Mikrobiologji në Universitetit e Shëndetit Publik në Tiranë dhe nga viti 2013 e në vazhdim është epidemiolog /mikrobiolog në Autoritetin Shëndetësor Rajonal Tiranë.

    Sot është në vijën e parë të gjurmimit të virusit në terren.

    Muja është edhe doktori, i cili identifikoi dhe rastin zero të prekur nga virusi në vendin tonë dhe në studio ai zbuloi si ra në kontakt me rastin.

    Mirela Milori: Si ratë në kontakt me këtë rast?

    Rexhep Muja: Rasti zero ka qenë në Itali në Firence bashkë më familjen e tij, duke përjashtuar të atin dhe pas 10 ditësh qëndrimi kthehet në Shqipëri. Familja e tij kthehet nëpërmjet rrugës ajrore, ndërsa vetë pacienti zero kthehet në rrugën tokësore. Gjithë lëvizjen që ka bërë nga Firenze deri në ardhjen në Tiranë, që e ka rreth datës 26 ora 3 e mëngjesit. Pastaj ka vazhduar jetën e përditshme deri në datën 6, kur falë njohjeve që kam me të atin më shtron problemin e të birit që ka x shenja. Historiku na ndihmon shumë, pasi marrim historikun se ku ka lëvizur dhe kë ka takuar, aty del se çuni ka qenë në Firnece dhe është kthyer në datën 26. Ndërtohet në mendje një farë grafiku, që ne kapemi në periudhën e inkubimit dhe menjëherë i them të atit që ekziston mundësia ta jetë e tillë. Marrim disa të dhëna, si është temperatura, ka kollë, ka djersë, ka këputje, të gjitha ato shenja që shkojnë për shtat për virusin. Të gjitha si pacient ai i kishte. Ishte dita e parë data 6, e këshilloj të atin që do mbetemi në lidhje në datën 7. Po ashtu vepruam. Vajtëm për të marrë tamponin

    Mirela Milori: Kishit frikë?

    Rexhep Muja: Diçka frikë po, por detyrimisht është puna jonë dhe nuk duhet ta bëjmë me frikë, ndryshe të mund virusi po të kesh frikë, sidomos për ne virologët, unë them jo. Më datë 7, i ati i pacientit zero më thotë që shenjat klinike të tij janë zbutur, i them mos e largojë vëmendjen nga kjo sepse do të merremi përsëri më vonë. Në datën 8 vendosa ta testoj.

    Mirela Milori: Shkuat?

    Rexhep Muja: Shkuam në vatër dhe pastaj ishin gjithë familjarët aty, pyes gjithë familjarët mbi bazën e shenjave që kanë dhe vendosa të testoj çunin që është pacienti zero dhe të atin. Nga ora 9 e darkës telefonohem nga shefja e shërbimit të virioligjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silvia Bino që rasti zero është ai që ju keni marrë tamponin në orën 12 të drekës.

    SHPËRNDAJE

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.